City, 48 milionë për De Bruynen
Manchester City është duke u përgatitur për çmendurinë e radhës, pasi do të ofrojë plotë 48 milionë euro për shërbimet e Kevin De Bruynes.
Sport
Macnhester City është duke tentuar që të forcojë skuadrën gjatë kësaj vere, pasi dëshiron që të jetë më shumë sfiduese gjatë sezonit tjetër.
Dhe, për ta bërë këtë gjë, skuadra e Pellegrinit është duke përgatitur një ofertë të çmendur për superyllin e Wolfsburgut.
Sipas raportit të bërë nga Daily Mail, Manchester City shumë shpejtë do të bëj një ofertë zyrtare prej 48 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit të skuadrës gjermane, që u transferua aty nga skuadra e Chelseas.