Suarez nuk e kafshoi Demichelisin (Video)
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, nuk e kafshoi mbrojtësin e Manchester Cityt, Martin Demichelis në ballafaqimin e skuadrave në Ligën e Kampionëve.
Sport
Luis Suarez realizoi të dy golat në fitoren e Barcelonës ndaj Manchester Cityt me rezultat 2:1 në Etihad, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Por, përveç lëvdatave për paraqitjen e tij, ylli uruguaian u akuzua se kafshoi – sërish – një futbollist kundërshtar.
Një xhirim i publikuar hidhte dyshime nëse Suarez e kafshoi dorën e mbrojtësit të Manchester Cityt, Martin Demichelis në një duel mes tyre.
Por, në pamje të reja shihet qartë se Suarez nuk e kafshoi fare argjentinasin.
https://vine.co/v/O2awOPEpJTj