Messi, futbollist total (Foto)
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë diqka të jashtëzakonshme në ballafaqimin kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Sport
Lionel Messi humbi një penallti në duelin kundër Manchester Cityt në Etihad, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës bëri një angazhim të përgjithshëm në fushë duke u konfirmuar si njeriu kryesor në lojën e gjigantit katalan.
E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar një pamje grafike të lëvizjeve të Messit gjatë ndeshjes në Etihad.
Dhe, në të shihet gjithanshmëria e argjentinasit i cili është kudo në fushë.