Januzaj nuk mjafton, barazon Utd

Paraqitja pozitive e Adnan Januzajt nuk i mjaftoi Manchester Unitedit të fitojë kundër Southamptonit në Old Trafford, duel që përfundoi në barazim 1-1. Ylli kosovar ishte titullar për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme në Premierligë, dhe shfaqi një lojë mjaft pozitive, por as kjo nuk i mjaftoi gjigantit anglez që më në fund të shfaq…

Sport

19/10/2013 17:08

Paraqitja pozitive e Adnan Januzajt nuk i mjaftoi Manchester Unitedit të fitojë kundër Southamptonit në Old Trafford, duel që përfundoi në barazim 1-1.

Ylli kosovar ishte titullar për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme në Premierligë, dhe shfaqi një lojë mjaft pozitive, por as kjo nuk i mjaftoi gjigantit anglez që më në fund të shfaq shenja të përmirësimit pas nismës së dobët këtë edicion në ligë.

Januzaj e nisi aksionin kur United kaloi në epërsi në minutën e 26-të. Mesfushori i talentuar dërgoi një top fantastik tek Wayne Rooney i cili nuk arriti të shënojë, pasi goditjen e tij e priti portieri kundërshtar, mirëpo topin e dërguar e rrëmbeu Robin van Persie i cili e dërgoi atë në rrjetë.

United kishte lojën nën kontroll por nuk arriti të realizojë golin e sigurisë. Kjo i ndëshkoi ata në minutën e parafundit të kohës së rregullt kur Dejan Lovren realizoi golin e barazimit, që ishte rezultati përfundimtar i duelit.

Manchester United vazhdon t’i ketë punët keq në Premierligë pasi gjendet në pozitën e tetë me 11 pikë.