Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris – i ftuar në në darkën shtetërore të organizuar nga Macron
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, si dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, sipas së cilës Kurti, gjatë qëndrimit në Francë, do…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, si dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, sipas së cilës Kurti, gjatë qëndrimit në Francë, do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale, transmeton lajmi.net.
Në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri pritet të takohet me liderë, zyrtarë të lartë, përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të ndryshme.
Po ashtu, në agjendën e tij parashihen takime me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.
Vizita e Kurtit në Francë vjen në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, ku diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sfidat globale.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Prishtinë, 7 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.
Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës./lajmi.net/