Mustafi uron ditëlindjen e nënës me thënien e profetit Muhamed
Lojtari i Valencias, Shkodran Mustafi ka uruar ditëlindjen e nënës së tij me një thënie mjaft të njohur të profetit Muhamed.
Sport
Shkodran Mustafi vendosi që nëpërmjet një postimi në Facebook të urojë ditëlindjen e nënës së tij.
Ai postoi një fotografi me nënën e tij, duke shkruajtur gjithashtu dhe një thënie mjaft të njohur të profetit Muhamed.
“Parajsa është ndër këmbët e nënës. Urime ditëlindjen”, ishte postimi i shkruar nga Mustafi.
Përndryshe, profeti Muhamed njihet si personi që ka luftuar të sjellë çdo herë drejtësinë dhe paqen edhe në kohët e hershme të cilat ishin mjaft të zymta.