Barcelona shpërblen Neymarin
Barcelona ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesin e Neymarit për vazhdimin e kontratës së sulmuesit në Camp Nou deri më 2020.
Sport
Barcelona është e gatshme ta shpërblejë sulmuesin Neymar, me kontratë të re, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Sport”.
Ylli brazilian ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni ku së bashku me Lionel Messin ka qenë futbollisti kryesor i ekipit.
Andaj, drejtuesit e gjigantit katalan kanë filluar kontaktet e para me përfaqësuesin e tij me synim të arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou deri më 2020.
ashtu, përveç kohëzgjatjes së kontratës, Neymar do të përfitojë edhe rritje të rrogës.