Bale: Odegaard, talent i madh
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka lavdëruar përforcimin e ri Martin Odegaard i cili bëri sparaqitjen e parë në stërvitje, pas transferimit në Santiago Bernabeu.
Sport
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka lavdëruar përforcimin e ri talentin Martin Odegaard, pas stërvitjes së parë të 16-vjeçarit me gjigantin spanjoll.
Odegaard, futbollist i cili iu bashkua Realit gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga klubi norvegjez Stromsgodset ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj.
Dhe, Bale ka mbetur i impresionuar nga talenti i tij.
“Më vjen mirë që Martin Odegaard na është bashkuar sot në stërvitje, talent i madh dhe djalosh i mirë”, shkroi Bale në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram.