Mourinho në telashe
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, është akuzuar nga Federata Angleze për deklaratat e tij pas ndeshjes kundër Southamptonit më 28 dhjetor.
Sport
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho, për deklaratat e tij pas ndeshjes kundër Southamptonit më 28 dhjetor.
Mourinho ishte ankuar se ekziston një fushatë kundër skuadrës së tij dhe shprehu pakënaqësinë e tij ndaj ndarjes së drejtësisë në ndeshje.
Dhe, me këtë ai ka shkelur rregulloren e FA dhe tani ka kohë deri më 13 janar në ora 18:00 që t’i përgjigjet akuzës.