Vritet një person në Mitrovicën e Veriut
Ivica Raiqiq është vrarë rreth orës 15 në veri të Mitrovicës nga persona të pa njohur në rrugën Çika Jovine, kanë njoftuar burime të Kohës Ditore.
Lajme
Vrasjen e Raiqiqit në veri të Mitrovicës me kushte të anonimitetit e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të gazetës Raiqiq, është dërguar në spitalin në veri të Mitrovicës pa shenja jetë. I ndjeri ka qenë person I njohur për policinë e Kosovës, ka disa vepra, është i ngarkuar për vjedhje të makinave, ndërsa që kohëve të fundi ai është marrë ekskluzivisht me tenderë,
Burimet e gazetës nga policia kanë bërë të ditur vrasje është qërim hesapesh mes bandave në veri të Mitrovicës.