Casillas pret një tjetër penallti (Video)
Teksa në qendër të vëmendjes kohëve të fundit është vetëm Manuel Neuer, portieri i Realit, Iker Casillas është duke treguar edhe një herë se është 'ujku i vjetër' për këtë punë, pasi ka mbrojtur dhe penaltinë e dytë për dy takime.
Sport
Reali është duke e zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Botës për Klube, kundër Cruz Azulit.
Los Blancos janë duke e udhëhequr takimin me rezultat 3-0, ndërsa njëri nga meritorët për këtë rezultat, padyshim që është Iker Casillas.
Portieri spanjoll e priti penaltinë e Torrados në minutën e 40′ kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të skuadrës madrilene.
Video