Ja duelet më të forta në shortin e Ligës së Kampionëve
Para shortit që do t’i përcaktojë çiftet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, këto janë ballafaqimet më të forta që mund t’i shohim në rrethim tjetër të garës.
Sport
Të hënën do të tërhiqet shorti që do t’i përcaktojë çiftet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Në lojë janë – si zakonisht – shumë skuadra të mëdha që mund të ballafaqohen mes vete menjëherë në rrethin e radhës.
Andaj, ju sjellim disa mundësi të atyre që mund të dalin në short e që në rast të tillë do të ishin duele mes gjigantëve, për arsye të ndryshme.
Përsëritje e finaleve
Juventus – Real Madrid: Përsëritje e finales së vitit 1997-98 të fituar nga Real Madrid me rezultat 1:0, falë golit nga Predrag Mijatovic.
Juventus – Borussia Dortmund: Këto dy skuadra u takuan në finalen e Ligës së Kampionëve më 1996/97 dhe gjermanët fituan 3:1.
Arsenal – Barcelona: Gjiganti londinez dhe ai katalan u takuan në finalen e edicionit 2005-2006 në Paris ku fitoi Barcelona me rezultat 2:1.
Mundësi e hakmarrjes
Juventus – Bayern Munich: Gjiganti bavarez e eliminoi atë torinez në çerekfinalen e vitit 2012-13.
PSG – Chelsea: Në edicionin e shkuar ekipi i Jose Mourinhos i eliminoi francezët në mënyrë dramatike nga çerekfinalja.
Arsenal – Bayern Munich: Gjiganti bavarez e eliminoi atë londinez në çerekfinale të dy edicioneve të fundit.
Barcelona – Manchester City: Skuadra katalane e rrëzoi Manchester Cityn në çerekfinale të edicionit të kaluar.
Real Madrid – Schalke: Rrugëtimi për La Decima, erdhi pas fitores ndaj Schalkes në çerekfinale.
Duele të tjera të forta
Juventus – Barcelona
Manchester City – Real Madrid
Arsenal – Real Madrid
PSG – Bayern Munich
PSG – Real Madrid