Real Madrid, klubi më i mirë i shekullit XX
Real Madrid është shpallur ekipi më i mirë i shekullit XX, duke mposhtur në konkurrencë rivalë të mëdhenj si Bayern Munich, Barcelona, Manchester United.
Sport
Një tjetër rekord, një tjetër çmim, një tjetër gëzim për Real Madridin.
“Los Blancos” janë zgjedhur skuadra më e mirë e shekullit XX. Dhe, në konkurrencë ishin rivalë të mëdhenj si Bayern Munich, Barcelona, Manchester United…Por, në fund ekipi i Carlo Ancelottit ka marrë 42 për qind të votave.
Gjatë kësaj periudhe kohore, gjiganti nga Santiago Bernabeu ka fituar tituj të shumtë: 8 Liga të Kampionëve, 2 Kupa UEFA, 2 Kupa Interkontinentale. 27 herë La Ligën, 17 Copa del Rey, 5 Superkupa të Spanjës.