Prizren: E bën për spital çiklistin dhe ikë

Një veturë e llojit “VW Passat” ka goditur një çiklist në Prizren duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. 

Lajme

14/11/2014 16:48

Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se rreth orës 13:10 minuta, një shofer i panjohur i cili po e drejtonte një automjet të llojit “VW Passat” në rrugën “Ismet Jashari”, e ka përplasur një çiklist dhe ka ikur në drejtim të Sheshit Shatërvan e më pas ka humbur gjurmët. 

Më pas, qytetarët e rastit i kanë ndihmuar të lënduarit dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Tutje, bëhet e ditur se pas mbledhjes së informatave të duhura dhe analizimit të tyre është bërë i njohur identiteti i shoferit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërsa më vonë, i njëjti është arrestuar në fshatin Lubiqevë, dhe gjatë kontrollit është konstatuar se vetura nuk kishte regjistrim por posedonte targa të parregullta. (lajmi.net)