Ismet Mulaj: Inspektorët e Isës, instrumente shantazhi

Ministri i Tregtisë nga AKR-jja, Ismet Mulaj ka shkruar se Isa Mustafa po e tradhton edhe Ramush Haradinajn, ashtu siç kishte bërë me Fatmir Sejdiun, kur ia mori pozitën e kryetarit të LDK-së. Ai ka shtuar se nuk qëndron fakti se inspektorët komunalë të Prishtinës kanë kaluar në MTI.  

Lajme

09/11/2014 15:35

Ky reagim i Mulajt ka ardhur pas polemikave të shumta ndërmjet shefit të tij partiak, Behgjet Pacolli, dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të cilët ia kanë hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit për helmimin me mish pule dhe një vdekje të dyshimtë në Prishtinë, si pasojë e kësaj.

Ja postimi i plotë I ministrit Mulaj:

“Eh more Isë!

Te vetmen pune qe e ke be mire ka qene ajo e sekretarit te Rrahman Morines. Jo vetem qe nuk qendron fakti se inspektoret komunal te Prishtines kane kaluar ne MTI, por Ju keni insistuar qe ti mbani ne funksion, duke i perdorur si instrumenta shantazhi. Eshte e vertet qe me ligj qe nga viti 2010, inspektorati lokal ka kaluar ne nivel qendror, por ne realitet nuk ka ndodhe. Sot MTI ka vetem 16 inspektor per gjithe teritorin e Kosoves.

Nuk po cuditem me Isen, kur e mendoj se cka po i bene LDK, njehere e tradhetoi Fatmirin-shefin e vet, me pastaj e humbi Prishtinen dhe zgjedhjet qendrore. Keto dite po e tradheton edhe Ramushin, nuk e di se ku do te ndalet. Koha do te tregoj…”