Aksion në Ferizaj, konfiskohen pesë furgona dhe një kamion që dyshohet se transportonin dru ilegalisht

Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, ka ndërmarrë aksione për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore në rajonin e Ferizajt. Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga njësitet policore, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa…

Lajme

08/09/2026 15:47

Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, ka ndërmarrë aksione për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore në rajonin e Ferizajt.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga njësitet policore, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.

Për rastet janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, sipas njoftimit, është konfiskuar edhe masa drusore që dyshohet se po transportohej në mënyrë të kundërligjshme.