Arsenali dhe Reali synojnë Lichtsteinerin
Sipas raporteve më të reja të bëra nga mediat angleze, mësojmë se Arsenali dhe Real Madridi janë duke shikuar të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Stephan Lichtsteiner.
Sport
E përditshmja angleze The Daily Mail raporton se dy gjigantët e futbollit, Arsenali dhe Real Madridi janë duke shikuar të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Stephan Lichtsteiner.
Largimi i Lichtsteinerit mund të bëhet gjatë kësaj vere, ndërsa Arsenali dhe Reali janë duke kërkuar të arrijnë marrëveshje që nga tani.
Përndryshe, Reali dhe Juve kohëve të fundit i kanë mirë punët me transferimet e lojtarëve. Gjatë verës, Morata kaloi nga Reali te Juve, ndërsa të njëjtën gjë pritet ta bëj edhe Marcelo, i cili ditë më parë u shpreh se dëshiron të vesh fanellën e Biankonerëve.