Interi është për të ardhur keq
Interi ka pësuar edhe humbjen e radhës në Serie A, pasi është mposhtur nga skuadra e Fiorentinas me rezultat 3-0.
Sport
Takimi filloi në mënyrë shumë të mirë për Fiorentinën. Në minutën e 7’ Babacar realizon një supergol duke e lënë të shtangur portierin e skuadrës së Interit.
Në minutën e 19’ Cuadrado shënon për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij dhe për një pushim të pjesës së parë sa më të qetë.
Në minutën e 76’ Tomovic shënon për të vulosur fitoren e Fiorentinas e cila me këto tre pikë është në kuotën e nëntë pikëve nga gjashtë ndeshje.
Interi mbetet në kuotën e tetë pikëve dhe radhitet në vendin e 10 në tabelën e klasifikimit të Serie A.
Video