Barcelona më e fortë me Suarezin
Lionel Messi beson se Barcelona do të jetë më e fortë dhe më e paparashikueshme me përforcimin e ri, Luis Suarez.
Sport
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se skuadra e tij do të bëhet më e fortë dhe më e vështirë për t’u parashikuar pas rikthimit të Luis Suarezit nga dënimi.
Sulmuesi uruguaian, i cili realizoi dy herë për ekipin B në miqësoren kundër Indonezisë U-19, nuk do të jetë në gjendje të luajë deri më 25 tetor kur mund të debutojë kundër Real Madridit.
Messi beson se Suarez do t’i sjellë një dimension të ri sulmues të ekipit.
“Është e veçantë që ai zgjodhi të vinte këtu nga Liverpool”, deklaroi Messi për “Fox Sports Magazine”. “Ne do të jemi më të fortë si skuadër me të. Ne do të kemi më shumë lëvizshmëri”, u shpreh ai.