Milan, ekip me dy fytyra
Milani i Filippo Inzaghit është shndërruar në ekip të rekordeve. Rossonerët kanë sulmin më të mirë, por mbrojtjen më të dobët në Serie A.
Sport
Milan ka zhvilluar një ndeshje më tepër se rivalët në Serie A, dhe mban dy rekorde sa i përket edicionit të ri. Në vetëm katër ndeshje, Rossonerët kanë realizuar 10 gola, që është bilanci më i mirë në ligë.
Mirëpo, skuadra e Filippo Inzaghit ka pranuar më së tepërmi gola, 8, madje pesë më shumë se Torino që zë pozitën e fundit në tabelë.
Kjo skuadër me dy fytyra e Milanit e ka për objektiv kryesor rikthimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, Inzaghi duhet të punojë shumë, sidomos në mbrojtje në mënyrë që ekipi të jetë më solid në vazhdim të sezonit.