Kujdes, po rikthehet Manchesteri i vjetër

Manchester United më në fund ka shënuar një fitore bindëse, duke e mposhtur në Old Trafford skuadrën e QPR-s me rezultat 4-0, që njëherësh është dhe fitorja e parë e Djajve e shënuar në këtë sezon në Premier Ligë.

Sport

14/09/2014 19:52

Djelmoshat e Lous Van Gaal treguan një paraqitje perfekte në këtë takim, falë së cilës arritën të fitojnë ndeshjen me një rezultat bindës prej 4-0.

Ishte Di Maria ai që hapi serinë e golave në këtë takim, duke tundur (24’) rrjetën e mysafirëve  nga gjuajtja e lirë. Në minutën e 36’, Ander Herrera shënon për të dyfishuar epërsinë e Unitedit.

Një minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Rooney me një goditje perfekte arrin që ta mposht portierin e mysafirëve dhe për të përfunduar dilemën e fituesit që në pjesën e parë.

Juan Mata arriti që në minutën e 58’ të shënojë golin e katërt për skuadrën e tij, e cila si duket tashmë është rikthyer në formën më të mirë.

Video