Super menaxheri, Jorge Mendes

Jorge Mendes e konfirmoi statusin e mbretit të menaxherëve të futbollistëve. Gjatë afatit kalimtar të verës ai shiti tre yje, Falcao, Di Maria dhe James Rodriguez duke përfituar 30 milionë euro.

Sport

02/09/2014 15:48

Nuk ka dyshim, mbret i menaxherëve të futbollistëve është ende Jorge Mendes.

Edhe gjatë këtij afati kalimtar të verës, portugezi ka qenë në qendër të vëmendjes duke realizuar disa prej transferimeve më të rëndësishme në Evropë.

Arkitekti i transferimit të Radamel Falcaos dhe Angel Di Marias në Manchester United, dhe i James Rodriguezit në Real Madrid, sipas “Sport Mediaset”, ka përfituar rreth 30 milionë euro. Nuk është keq.