Top 10 përforcimet më të shtrenjta të verës
Afati kalimtar i verës u mbyll. Shumë yje të mëdhenj si Luis Suarez, Angel Di Maria e Radamel Falcao ndërruan skuadër. Por, kush ishin top 10 përforcimet më të shtrenjta?
Sport
Luis Suarez është përforcimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar të verës.
Tregu i futbollistëve u mbyll në mesnatë dhe ylli uruguaian përfundoi në krye të listës së blerjeve më të bujshme.
Ai u largua nga Liverpool duke iu bashkuar Barcelonës në transferim me vlerë prej 81 milionë euro.
Menjëherë pas tij renditet përforcimi i ri i Real Madridit, James Rodriguez. Kurse, në podium ka zënë vend edhe Angel Di Maria i cili u largua nga Real Madridit për të filluar një karrierë të re në Manchester United.
Top 10:
1. Luis Suarez (81 milionë euro – Barcelona)
2. James Rodriguez (80 milionë euro – Real Madrid)
3. Angel Di Maria (78,5 milionë euro – Manchester United)
4. Radamel Falcao (rreth 73 milionë euro, 8 për huazim dhe 65 për blerje)
5. David Luiz (50 milioni – Paris Saint-Germain)
6. Eliaquim Mangala (40 milionë euro – Manchester City)
6. Diego Costa (40 milionë euro – Chelsea)
6. Alexis Sanchez (40 milionë euro – Arsenal)
9. Luke Shaw (39,7 milionë euro – Manchester United)
10. Ander Herrera (36 milionë euro – Manchester United)