Serbia që e dogji Kosovën, kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim prej saj!
Përveç se vranë e masakruan rreth 15 mijë shqiptarëve të vrarë, shumica civilë, përdhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare, i detyruan të lënë shtëpitë e tyre mbi një milionë refugjatë shqiptarë, ushtria dhe policia e Serbisë gjatë luftës në Kosovë dogji edhe mbi 120 mijë shtëpi dhe plaçkiti gjithçka që gjeti.

Lajme
Por, sot Serbia po pretendon se bombardimet e NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe pavarësia e vendit tonë, i kanë shkaktuar asaj dëme ekonomike në vlerë prej 10 miliardë eurove.
Këto para Serbia po përgatitet që t’i kërkojë në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që po mbahen në Bruksel, shkruan e përditshmja Tribuna.
Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë, i gjithë dëmi si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh.
Në këtë shumë janë llogaritur po ashtu edhe investimet e kompanive serbe në Kosovë para luftës, investimi nga mjetet e ish-fondeve të Serbisë dhe Jugosllavisë për zhvillim ekonomik të viseve ekonomikisht të pazhvilluara dhe pasuria e refugjatëve serbë që u larguan pas luftës nga Kosova.
Dokumentacioni i gjerë që për këtë çështje është mbledhur dhe sistemuar në Odën Ekonomike të Serbisë dhe ajo, siç pohojnë mediet serbe, posedon të dhëna dhe dëshmi të detajuara për secilën kategori, nga mjetet që në Kosovë dikur derdheshin përmes ish-fondeve federative dhe të Serbisë për zhvillim, e deri te investimet individuale biznesore.
Në anën tjetër, Kosova pretendon se Serbia vendit tonë i ka shkaktuar dëme në vlerë prej 20 miliardë eurove.