Formacionet zyrtare: Arsenal – Besiktas
Arsenal dhe Besiktas kanë publikuar formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre të kthimit në Emirates Stadium, ku do të përcaktohet se cili prej tyre do të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Sport
Arsenal dhe Besiktas janë gati për ndeshjen e kthimit dhe vendimtare në Emirates Stadium, ku vetëm njëri prej tyre do të arrijë cakun, kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadrat barazuan pa gola në ndeshjen e parë në Stamboll dhe vendasit do të mundohen të përfundojnë punën në Londër.
Janë publikuar formacionet zyrtare:
Arsenal: Szczesny, Debuchy, Mertesacker, Koscielny, Monreal, Wilshere, Chamberlain, Flamini, Cazorla, Ozil, Alexis.
Besiktas: Tolga, İsmail, Pedro, Ersan, Motta, Atiba, Veli, Mustafa, Oğuzhan, Olcay , Demba Ba.