Juventus mposht Sassuolon
Juventus fitoi ndaj Sassuolos në duelin e dytë të Trofeo TIM. Përforcimi i ri Roberto Pereyra realizoi golin e vetëm në 45 minutat e takimit.
Sport
Juventus këndell pas disfatës në duelin e parë nga Milan, dhe mposhti Sassuolon në ballafaqimin e dytë në Trofeo TIM.
Skuadra kampione e Italisë fitoi ndaj Sassuolos në një ballafaqim ku trajneri Massimiliano Allegri ndërroi komplet formacionin bazë nga takimi me Rossonerët.
Dhe, ishte përforcimi i ri Roberto Pereyra i cili realizoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit. Kujtojmë, ndeshjet në Trofeo TIM zhvillohen nga 45 minuta.
Tani, në radhë është ballafaqimi mes Milanit dhe Sassuolos.