Barcelona humb Ter Stegenin
Portieri i ri i Barcelonës, Marc Andre-Ter Stegen do të mungojë për dy-tri javë pas dëmtimit në shpinë që pësoi ditë më parë në stërvitje me gjigantin katalan.
Sport
Fillim i mbrapshtë për Marc Andre-Ter Stegen. Portieri i ri i Barcelonës do të mungojë për dy-tri javë për shkak të lëndimit në shpinë që pësoi ditë më parë gjatë një seance stërvitore me gjigantin katalan.
Barcelona ka bërë publike lajmin nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Andaj, me dëmtimin e gjermanit – përforcim i ardhur më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Borussia Monchengladbach – Claudio Bravo do ta nisë sezonin si titullar. Së paku derisa Ter Stegen të rikuperohet plotësisht.