Fansja e Liverpoolit qanë për Gerrardin
Një tifoze e flaktë e Liverpoolit, por edhe e Steven Gerrardit, ka qarë kur është takuar me heroin e saj në New Jersey.
Sport
Shumë tifozë të futbollit ndihen mjaft të emocionuar kur takohen me lojtarët e tyre të preferuar. Por, një femër në New Jersey i ka marrë gjërat edhe më shumë afër zemrës.
Kjo vajzë e re ishte e vendosur ta bënte një ‘selfie’ me ish kapitenin e Anglisë gjatë fazës përgatitore të Liverpoolit, të cilën po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jo vetëm që e fotografonte, por ajo i thoshte Gerrardit se e do dhe nuk mund ta kontrollonte veten, duke thënë “O Zot”, pasi pati sukses duke e marrë nënshkrimin e tij.
Fatmirësisht, gruaja afër saj, që duket të jetë nëna e saj, e menaxhoi situatën për ta mbajtur nën kontroll.