Foto me Van Persie i kushton me suspendim nga puna
Një kamerierit i ka kushtuar me suspendim nga puna, fotografia që e bëri me lojtarin e tij të preferuar, Robin van Persie, gjatë pushimeve që po i kalon sulmuesi holandez në Barbados.
Sport
Një fotografi me lojtarin e preferuar, gjatë orarit të punës mund të kushtrojë shtrenjtë, sidomos nëse jeni të punësuar në restorantin Cliff në Barbados.
Kjo është historia e Kyson Forde, kamarier dhe tifoz i Manchester United, i cili, pasi e pa në restorant Robin van Persien, i cili po qëndron në këtë vend për pushime pas Botërorit të lodhshëm, nuk ka rezistuar dhe ka kërkuar ta bëjë një fotografi së bashku me idolin e tij.
Asnjë problem për sulmuesin holandez, por pronari i restorantit është bërë nervoz dhe e ka suspenduar për dy javë kamarierin, shkruan taboidi britanik, ‘Mirror’.
Reagim i ekzagjeruar? Këtë gjykojeni vetë, por mbi të gjitha bëni kujdes kur kërkoni të bëni fotografi me lojtarin tuaj të preferuar.