Ronaldo i tha djalit se nëna i kishte vdekur
Cristiano Ronaldo i ka thënë djalit të tij se nëna nuk i jeton më. Cristiano Jr pra beson se nëna e tij ka vdekur kur kishte lindur ai.
Sport
Djalit të Cristiano Ronaldos i është thënë se nëna e tij ka vdekur. Këtë e ka bërë të ditur motra e futbollistit të Real Madridit, Elma.
Nëna e Cristiano Jr, i cili ishte lindur në vitin 2010, nuk është zbuluar kurrë, pasi kështu ka vendosur 29 vjeçari.
Familja nuk e ka ndërmend t’i tregojë vogëlushit se kush është nëna e tij dhe se ai ka ndaluar së pyeturi për këtë.
“Një herë i thamë atij se është në qiell, por vëllai dhe nëna thanë të mos ia themi më atë”, tregon Elma.
“Tashmë i kemi thënë se nëna e tij ka shkuar në udhëtim dhe se nuk do të kthehet më. Ai është i qetë, e harron atë dhe nuk pyet më”, vazhdoi ai.
29 vjeçari e ka këtë fëmijë me një grua të panjohur, ndërsa thuhet se ajo punonte në një bar apo restorant, të cilin e kishte frekuentuar futbollisti.