Arsenali e Man Utd, në garë për Valdes

Pasi dështoi transferimi në Monaco, Victor Valdes është në kërkim të ekipit të ri. Sipas mediave britanike, për portierin spanjoll në garë janë futur Arsenali dhe Manchester United.

Sport

06/07/2014 18:16

Victor Valdes tashmë dihet se nuk do të transferohet në Monaco, pasi vendosi të largohet përfundimisht nga Barcelona.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se portieri spanjoll nuk ka oferta. Sipas tabloidit britanik Sunday People, për përfaqësuesin spanjoll, interesim kanë shprehur Arsenali dhe Manchester United.

Menaxherët Arsene Wenger dhe Louis van Gaal janë në garë për ish portierin e Barcelonës, i cili është lojtar i lirë, por dështoi t’i kalonte testet fizike te Monaco.