Serbët e partisë së Nenad Rashiqit, grevë urie para zyrës së Zhbogarit
Me pretekstin se votat e tyre janë vjedhur nga Lista Srpska, disa kandidatë të subjektit Lëvizja për Progres Demokratik kanë hyrë në grevë urie të enjten, para zyrës së shefit të BE-së, Samuel Zhbogar.
Lajme
Grevisti i Lubisha Shqepanoviq ka thënë se kjo grevë është bërë për aryse se ata besojnë se votat e tyre janë vjedhur.
“Ne kemi hyrë në grevë për të shfaqur pakënaqësinë tonë ndaj votave që na janë vjedhur. Lista Srpska ka gisht në vjedhjen e votave”, ka thënë Shqepanoviq, për gazetën Zëri.
Sipas tij, kjo është një vjedhje e organizuar. Në qytetin e Nishit, një organizatë joqeveritare ka qenë e përfshirë në procesin zgjedhor dhe në bazë të saj faktet janë që rreth 2 mijë votues, të cilët nuk kanë votuar fare, ndërkaq në KQZ figurojnë se kanë votuar dhe të gjitha ato vota i kanë shkuar Lista Srpska”, ka thënë ai.
Në këtë grevë janë Dragisha Miliq, Mihajlo Shqepanoviq, Lubisha Zhiviq dhe Dragisha Morgeniq, të gjithë këta kandidat janë ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës.