​Ballkani – Drita, 11-shet startuese

Ballkani dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e sotme, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja zhvillohet në Suharekë, me fillim nga ora 14:00, ku të dyja skuadrat synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive. Ballkani aktualisht renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Drita zë…

Sport

13/10/2026 13:40

Ballkani dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e sotme, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja zhvillohet në Suharekë, me fillim nga ora 14:00, ku të dyja skuadrat synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Ballkani aktualisht renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Drita zë pozitën e pestë me 11 pikë.

Përballja pritet të sjellë rivalitet të madh, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat në garën për pozitat e kreut të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Selami, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Halili, Dosso, Domgjoni, Diene, Klinaku, Berisha, Serebe.

Drita: Maloku, Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Pëllumbi, Sheji, Dabiqaj, Limaj, Nguena, Jashari, Manaj.