Vdes një fëmijë në Pejë, dyshohet se u lëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi

Një fëmijë i gjinisë femërore ka vdekur pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Rasti kishte ndodhur më 11 tetor 2026, kur fëmija ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…

Lajme

13/10/2026 13:15

Një fëmijë i gjinisë femërore ka vdekur pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

Rasti kishte ndodhur më 11 tetor 2026, kur fëmija ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar për lajmi.net togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

“Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës ju kthehet familjarëve”, ka deklaruar Elezaj për lajmi.net.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i fëmijës u është kthyer familjarëve./lajmi.net/