Uran Ismaili zgjidhet kryetar i Komisionit për Shëndetësi, kërkon më shumë vëmendje institucionale për këtë sektor
Uran Ismaili ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, të cilin do ta drejtojë gjatë kësaj legjislature. Ismaili, ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë se këtë përgjegjësi e merr me përkushtim, duke theksuar se çdo qytetar meriton shërbime shëndetësore në kohë, të sigurta dhe cilësore. Ai ka theksuar se…
Lajme
Uran Ismaili ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, të cilin do ta drejtojë gjatë kësaj legjislature.
Ismaili, ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë se këtë përgjegjësi e merr me përkushtim, duke theksuar se çdo qytetar meriton shërbime shëndetësore në kohë, të sigurta dhe cilësore.
Ai ka theksuar se do të angazhohet që shëndetësia të rikthehet ndër prioritetet e vendit, përmes veprimeve konkrete, investimeve të menduara mirë dhe llogaridhënies për rezultatet.
Ismaili ka thënë se Komisioni do të dëgjojë pacientët dhe profesionistët shëndetësorë, do të mbikëqyrë punën e institucioneve dhe do të shtyjë përpara zgjidhje që përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe kushtet e punës për punonjësit shëndetësorë.
“Do të dëgjojmë pacientët dhe profesionistët shëndetësorë, do të mbikëqyrim punën e institucioneve dhe do të shtyjmë përpara zgjidhje që përmirësojnë kujdesin për qytetarët dhe kushtet e punës për ata që kujdesen për ta”, ka shkruar Ismaili.
Sipas tij, synimi është që qytetarët të marrin shërbimin e nevojshëm në kohën e duhur, me cilësi dhe dinjitet.