Militantët e ISIS marrin edhe tri qytete në Irak

Kryengritësit sunit, pjesë të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” (ISIS), kanë marrë edhe tri qytete të tjera në kontroll në krahinën veriore të Irakut, Anbar.

Bota

22/06/2014 13:18

Lajmi është publikuar nga agjencia britanike e lajemeve Reuters, duke u mbështetur në deklarimet e dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë.

\”Trupat ushtarake janë tërhequr nga Rawa, Ana dhe Rutba, mëngjesin e së dielës, ndërsa militantët i kanë tash nën kontroll të plotë këto tri qytete”, ka thënë një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake irakiane, duke folur në kushte anonimiteti.

Zyra e komandës ushtarake të kryeministrit të Irakut ka thënë se nuk dëshiron të komentojë tash dhe se më vonë do të dalë me një konferencë për gazetarë për të folur për këtë, transmeton REL.