Kampionët e rrjeteve sociale
Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale. Yllin portugez e ndjekin 23 milionë njerëz në Facebook dhe 655 mijë në Twitter.
Sport
World Social Cup Analysis, një studio e përbërë nga SOFTEC në bashkëpunim me SOCIALBAKER, do t’i ndjek të gjitha aktivitetet e kampionëve në rrjetet sociale gjatë Botërorit të Brazilit.
Para filimit të Botërorit, këtë klasifikim ‘social’ e udhëheq Cristiano Ronaldo me afro 23 milionë ‘like’ në Facebook dhe 655 mijë ndjekës në Twitter.
Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë për momentin, ndërsa e ndihmoi Real Madridin të shpallet kampion i Evropës.
29 vjeçari, i cili u rikthyer pas një lëndimi, do të mundohet ta ndihmojë Përfaqësuesen e Portugalisë në Botërorin e Brazilit.