Ekipi i vitit nga La Liga
Sezoni në La Ligë u mbyll me triumfin e madh të Atletico Madridit. Dhe, pikërisht gjashtë futbollistë të kampionit të ri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të sezonit, të përzgjedhur nga lexuesit e Marcas.
Sport
Sezoni i jashtëzakonshëm i kampionit të ri të La Ligës, Atletico Madrid vërehet edhe me prezencën e gjashtë futbollistëve në ekipin më të mirë të vitit nga sezoni i sapo përfunduar, i përzgjedhur nga lexuesit e të përditshmes sportive madrilene Marca.
Në portë nuk ka diskutim, Thibaut Courtois ishte më i votuari. Mbrojtja formohet nga Sergio Ramos, Filipe Luis dhe Diego Godin.
Kurse, në mesfushë po ashtu gjenden dy anëtarë të Atleticos, Gabi dhe Koke, së bashku me yllin e Real Madridit, Luka Modric. Vend ka zënë edhe futbollisti i Sevillas, Ivan Rakitic.
Në sulm, befasisht ka zënë vend kolumbiani i Sevillas, Carlos Bacca përkrah yjeve të padiskutueshëm, Cristiano Ronaldo dhe Diego Costa. Lionel Messi është vetëm ‘shikues’.
Dështakët e sezonit: Guillermo Sara; Paulao, Insua, Senderos; Berdu, Beñat, Guilavogui, Buonanotte; Seferovic, Leo Baptistao, El Hamdoui.
Zbulimet e sezonit: Keylor Navas; Carvajal, Laporte, Alberto Moreno; Rafinha, Vitolo, Rubén Pardo, Brahimi; Paco Alcácer, Nolito, Larrivey.