Alcantara humb Botërorin
Mesfushori i Spanjës, Thiago Alcantara ka pësuar një lëndim të ri të gjurit dhe sipas gjitha gjasave nuk do të jetë në dispozicion të Spanjës për Kampionatin botëror në Brazil.
Sport
Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara mund të mungojë në Kampionatin botëror pas një problemi të ri të gjurit.
Ylli i Bayern Munichut do të mungojë në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit në fundjavë, ka bërë të ditur radiostacioni Cadena COPE.
Thiago, iu bashkua Bayernit në verën e vitit të kaluar nga Barcelona, dhe ishte emëruar në mesin e 30 futbollistëve në listën e gjerë të selektorit Vicente del Bosque.
Por, 23-vjeçari ka dështuar të rikuperohet nga lëndimi që pësoi kundër Hoffenheimit në fund të marsit.
Problemi e mbajti jashtë fushës për më gjatë se një muaj por ai nuk luajti në gjashtë javët e fundit dhe tani me dëmtimin e ri, vihet në dyshim paraqitja e tij në Brazil.
Skuadra e Spanjës përfshiu disa befasi, dhe kampioni në fuqi ka disa anëtarë duke u sanuar nga lëndimet përfshirë Jesus Navas, Jordi Alba dhe Gerard Pique.