Shtrenjtësi e madhe në Lisbonë
Tifozët e Realit dhe Atleticos duhet të mendohen dy herë, para se ta marrin rrugën drejt Lisbonës, për t’i përkrahur ekipet e tyre të zemrës, në finale të Ligës së Kampionëve. Vetëm një natë në një hotel të thjeshtë do të kushtojë 2.000 euro.
Sport
Për ta siguruar një biletë për finalen e Ligës së Kampionëve do të jetë e vështirë, por jo vetëm kaq.
Ata që duan të shkojnë në Lisbonë për ta parë finalen e këtij kompeticioni, duhet t\’i mbushin xhepat mirë më 24 maj.
Të premten është zbuluar se vetëm një natë në qytetin spanjoll do të kushtojë 2.000 euro. E mos të flasim për hotelet luksoze.
Hoteli Turim Suisso Atlantico, që ka dy yje, e ka rritur çmimin në 2.500 euro.
UEFA ka ndarë 34 mijë bileta për tifozët e Realit dhe Atleticos, ndërsa 24.000 të tjerë do t’i takojnë shtëpisë së futbollit evropian.