20 mijë tifozë, homazhe për Vilanovan
Rreth 20 mijë tifozë nga mbarë bota kanë bërë homazhe për Tito Vilanovan, i cili ndërroi jetë të premten. Tifozët e pikëlluar e kujtuan të shtunën ish trajnerin e Barcelonës, në ditën më të zezë të gjigantit katalunas dhe mbarë botës së futbollit.
Sport
Ishte një mënyrë melankolike në Camp Nou. Stadiumi i famshëm spanjoll përjetoi emocione të të gjitha llojeve në historinë e lavdishme, nga fitores e paharrueshme, trofetë e rëndësishëm, humbjet dizastër, betejat në El Clasico, humbjet dhe fitoret, por edhe më shumë.
Mirëpo, sigurisht se kurrë nuk ishte më i qetë se të shtunën.
Tifozët e vizituan katedralen e futbollit të katalunasve, e cila të shtunën u bë vend për të ‘pame’ për njeriun i cili nuk do të harrohet kurrë, por që do të kujtohet përgjithmonë: Tito Vilanova.
Ish trajneri i këtij klubi u shua të premten, pas një beteje dyvjeçare me kancerin.
Të shtunën, mbi 20 mijë njerëz e treguan respektin për Titon, duke vendosur lule dhe mbishkrime me mesazhe të ndryshme, nga mbarë bota.
Brenda stadiumit, klubi katalunas e hapi një hapësirë ku njerëzit mund të shkruanin në libër apo në tabelë, ku ishte vendosur një fotografi e madhe e Vilanovas dhe afër saj flamuri katalunas.