98 ditë protestë në Shqipëri- Qytetarët mblidhen sërish në shesh

Protesta kundër qeverisë hyri sot në ditën e 98-të, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në vijim të aksionit. Pas mbledhjes në shesh, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Protestat e përditshme vijojnë prej javësh në kryeqytet, ndërsa vëmendja tashmë…

Lajme

05/09/2026 20:57

Protesta kundër qeverisë hyri sot në ditën e 98-të, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në vijim të aksionit.

Pas mbledhjes në shesh, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.

Protestat e përditshme vijojnë prej javësh në kryeqytet, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi i së hënës, kur shënohen 100 ditë nga nisja e protestave. Për këtë ditë është paralajmëruar një pjesëmarrje më e madhe dhe rrethimi i Kryeministrisë.

Krahas dorëheqjes së Ramës, protestuesit kërkojnë edhe krijimin e një qeverie teknike.