95% gjasat që Dembele të largohet – PSG favoritët

Ousmane Dembele me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona.

Sport

24/05/2022 10:30

Te klubi ‘Blaugrana’ janë të bindur se Ousmane Dembele do të largohet gjatë verës, përcjell lajmi.net. Sipas gjasave, te klubi besojnë se 95% francezi nuk do të jetë aty sezonin tjetër.

‘Mundo Deportivo’, lojtari është i vendosur të largohet dhe si destinacion të preferuar ka Paris Saint-Germain.

PSG do ta merrnin kartonin e Dembele me parametra zero, pasi lojtari mbetet pa kontratë këto ditë.

Barca ka tentuar gjithçka për të rinovuar me Dembele, por agjenti i lojtarit ishte një nga pengesat. Megjithatë, ka akoma gjasa që diçka të ndryshojë. /Lajmi.net/