65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

65 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Lajme

14/01/2021 08:31

Nga spitali njofton se një pacient është në respirator (CPAP) dhe 46 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Raporti i plotë:

65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë është në Respirator(CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 182 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme të tria normale. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

294 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,823 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione. /Lajmi.net/