50 punonjës shëndetësorë fitojnë rastin ndaj MSh-së për shtesat gjatë COVID-19
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se 50 punëtorë shëndetësorë kanë fituar kontestin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mospagesat e punës gjatë periudhës së virusit COVID-19. Azemi ka njoftuar se 50 punëtorë shëndetësorë do të paguhen pas rastit të fituar. “Sindikata e cila flet shumë ,punon shumë , ka pranuar Aktgjykimet…
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se 50 punëtorë shëndetësorë kanë fituar kontestin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mospagesat e punës gjatë periudhës së virusit COVID-19.
Azemi ka njoftuar se 50 punëtorë shëndetësorë do të paguhen pas rastit të fituar.
“Sindikata e cila flet shumë ,punon shumë , ka pranuar Aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 50 punëtorë ku ne kemi fituar kontestin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me pagesat e covid 19 . Shumë shpejt shpresojmë që këto mjete do të barten në llogarinë e secilit punëtorë. Organizimi e qanë edhe gurin”, deklaroi Azemi.