40 mijë dollarë në muaj, ja shtëpia e Taylor Swift (FOTO)
Së fundmi ajo u nda nga i dashuri Calvin Harris, lidhje që zgjati 15 muaj. Aktualisht po përjeton një lidhje dashurie me aktorin britanik, Tom Hiddleston.
ShowBiz
Taylor Swift ka pak ditë që është transferuar në shtëpinë e saj të re me 5 dhoma në Nju-Jork. 26-vjeçarja do të qëndrojë në këtë banesë për 12 muajt e ardhshëm, pasi shtëpia e saj aktuale në Big Apple është duke u rinovuar.
Shtëpia katërkatëshe kushton 40 mijë dollarë në muaj dhe derisa të rinovohet banesa e saj e tanishme, Swift do të shpenzojë 480 000 dollarë në vit.
Banesa cilësohet si një nga pronat më të mira me qira në zonën porestigjoze të West Village, Nju-Jork. Ajo ka pesë dhoma, një bodrum dhe një garazh privat. Gjithashtu ka edhe hapësira për argëtim, një oborr dhe një pishinë brenda./shekulli





