4 mijë euro gjobë Komunës së Ferizajt për hapjen e kanalit hidroteknik pa leje
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh ndaj Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajt. Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të mungesës së Pëlqimit Ujor dhe lejes përkatëse ligjore për hapjen e një kanali hidroteknik në rrugën “Safet Berisha”, në Nekodim. “Përkundër…
Lajme
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh ndaj Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajt.
Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të mungesës së Pëlqimit Ujor dhe lejes përkatëse ligjore për hapjen e një kanali hidroteknik në rrugën “Safet Berisha”, në Nekodim.
“Përkundër afateve të dhëna për sanimin e terrenit dhe shmangien e rrezikut nga vërshimet për banorët e zonës, kërkesat e Inspektoratit nuk janë përfillur. Do të jemi të pakompromis ndaj çdo institucioni, pa dallim, që nuk respekton rregullat dhe detyrimet ligjore. Ligji vlen njësoj për të gjithë”, ka njoftuar ministrja Fitore Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: