32-vjeçarja mposht kancerin e rrallë dhe sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Georgie Kats i kishte të gjitha: një karrierë të suksesshme, një bashkëshort të pashëm dhe mezi priste të bëhej nënë.

Fun

07/06/2020 17:59

32-vjeçarja udhëtonte botën falë punës së saj dhe ishte e lumtur derisa vuri re një gungë të vogël me ngjyrë mishi në këmbën së saj të majtë në gusht të vitit 2019

Georgie nuk e dinte që ajo gungë ishte shenja e parë paralajmëruese se një formë e rrallë e kancerit po rritej në këmbën e saj dhe mjekët do ta amputonin vetëm 9 muaj më vonë.

Mjekët menjëherë i bënë një biopsi dhe32-vjeçarja mori lajmin shokues se një sarkomë jashtëzakonisht e rrallë e indeve të buta të quajtur liposarcoma myxoid po rritej brenda këmbës së saj.

Georgie kujton dhimbjen dhe frikën që pushtoi trupin e saj dhe tha “Nuk doja të vdisja”.

Pavarësisht kësaj, 32-vjeçarja e kaloi me sukses operacionin dhe në shtator u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Chris, 35 vjeç i vendosën vajzës së tyre emrin Antonia.