3 shenjat më përtace të horoskopit – Më përtac s’keni takuar

Ndoshta nuk janë të gjitha shenjat njësoj, por sipas horoskopit shumica e personave të këtyre shenjave e kanë të vështirë të dalin nga zona tyre e komfortit.

Fun

12/12/2021 10:44

Demi:

Personat “dem”  i përkushtohen shumë punës që kanë në duar, por kur rrugës i dalin detaje të reja, ata tërhiqen. “Demat” e kanë më të lehtë të vështrojnë natyrën apo frigoriferin me orë të tëra, se sa të përfundojnë atë çka kanë nisur.

Luani:

“Luanët” i adhurojnë pushimet, duke harruar edhe përgjegjësitë e përditshme. Mirëpo, kjo nuk është një shenjë e mirë, pasi jeta nuk është vetëm argëtim. Përpiquni të jeni më fleksibël.

Bricjapi:

“Bricjapët” përtacinë e justifikojnë me faktin se nuk arrijnë gjithmonë atë që dëshirojnë. Por kjo nuk është arsye që të mësoheni me këtë gjendje, pasi gjithsecili duhet të bëjë punën që i takon. Pra, dembelizmi do të bierë ndesh me të mirat që mund të të ofrojë jeta. /Lajmi.net/