3 gjenerata veshën të njëjtin fustan për martesë
Kërkonte një fustan më modern, por përfundon me fustanin e gjyshes.
Lifestyle
Natalie Nicolson veshi fustanin e dasmës së gjyshes së saj nga 1955 deri në dasmën e saj 2018. Nëna e Nicolson gjithashtu veshi fustanin kur u martua në 1984. Veshja duhej të pastrohej vetëm përpara se Nicolson të vishte, duke mos kërkuar ndryshime të tjera, raporton “Insider”, transmeton lajmi.net.
Natalie Nicolson dhe Nathan Suits u martuan në vitin 2018 pasi u njoftuan 10 vite më parë në vitin 2008. Ajo filloi të kërkonte fustane për martesë që nga momenti i fejesës por asnjëri nga ata nuk i la përshtypje.
Nëna e saj i dha një propozim për të veshur fustanin e gjyshes së saj. Në fillim Natalie ishte duke kërkuar diçka më moderne dhe nuk mendoi që fustani i gjyshesh do të ishte i duhur për dasmën e saj.
Pas kërkimeve në dyqane duke mos pushuar, Natalie nuk ishte e kënaqur me rezultatet e dyqaneve dhe vendosi të provonte edhe një herë fustanin e gjyshes.
Pasi provoi fustanin, Natalie ishte shumë e kënaqur. Nuk ishte e nevojshme të ketë as ndërhyrje në madhësinë e fustanit sepse ajo kishe të njëjtën madhësi si nëna e saj. Fustani ishte perfekt dhe dukej për mrekulli në trupin e Natalie-s.
Natalie u shpreh duke thënë së do të ishte një zgjidhje shumë e mirë në qoftë se dikush nga vajzat ka akoma fustanin e nënës apo të gjyshes dhe ta përdorin atë në ditën e dasmës. /Lajmi.net/